Mjaaaaaau-ft Macja Grrrumbullake që hëngri gjithë sofrën
Një histori për miqësi, uri dhe një bark shumë të rrumbullakët
- Author
- Fisnike Gashi
- Language
- Albanian
- Format
- DIN A4 portrait
- Binding
- Hardcover
- Pages
- 40
- Publisher / Project
- shqiponjaevogël
About this book
Mjaaaaaau-ft! – Macja Grrrumbullake që hëngri gjithë sofrën është një histori e ngrohtë dhe plot humor për miqësinë, të ndarit me të tjerët dhe një mace që e ka pak të vështirë t’u rezistojë gjërave të mira. Në oborr është shtruar një sofër e madhe për festë, plot me fasule, tavë kosi, byrek, fli, qofte, petulla me mjaltë, bakllava, trileçe dhe shumë të mira të tjera. Por Macja Grrrumbullake mbërrin e para. Ajo do vetëm të provojë “vetëm pak”… pastaj edhe pak… dhe edhe pak… derisa sofra mbetet bosh dhe barku i saj bëhet gjithnjë e më i rrumbullakët. Kur mbërrijnë Gomari Gentian, Gjeli Kikiriku, Qeni Ham-Hamendje dhe Dhia Meeeerita, oborri mbushet me zhurmë, të qeshura dhe situata të papritura. Dalëngadalë, Macja Grrrumbullake kupton se gjërat e mira janë edhe më të bukura kur ndahen me miqtë. Një libër i ilustruar në gjuhën shqipe, plot lojë me tinguj, humor, ushqime tradicionale shqiptare dhe personazhe të dashura – për t’u lexuar me zë, për të qeshur së bashku dhe për ta përjetuar shqipen si pjesë të një fëmijërie të ngrohtë.
- Paper
- 80-90 g white, matte
- Interior print
- farbig
- ISBN
- 9783565736577
- Publication date
- 2026-09-11